Futboll Sport

Chelsea në kolaps, humbja e 6 rresht

Chelsea po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit në Premier League, duke pësuar humbjen e gjashtë rresht në kampionat.

Në “Stamford Bridge”, skuadra londineze u mposht 3:1 nga Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 35-të, duke thelluar krizën e rezultateve.

Mysafirët befasuan që në minutën e dytë me golin e Taiwo Awoniyi, ndërsa epërsinë e dyfishoi Igor Jesus nga penalltia në minutën e 15-të.

Ndeshja u karakterizua edhe nga një përplasje e rëndë kokë më kokë mes të riut të Chelseat, Jesse Derry dhe lojtarit të Nottinghamit, Zach Abbott. Të dy u zëvendësuan, ndërsa Derry përfundoi në spital.

Chelsea pati mundësi të rikthehej në lojë, por Cole Palmer dështoi nga pika e bardhë, duke humbur një penallti të rëndësishme.

Në pjesën e dytë, Awoniyi realizoi edhe golin e tretë për 3:0 në minutën e 52-të, duke vulosur praktikisht fitoren e mysafirëve. Vetëm në minutat shtesë, João Pedro realizoi golin e nderit për Chelsean.

Kjo humbje e lë Chelsean në vendin e nëntë me 48 pikë, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga objektivat evropiane. Në anën tjetër, Nottingham Forest merr një fitore jetike në garën për mbijetesë, duke u ngjitur në pozitën e 16-të me 42 pikë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së