Futboll Sport Vendi

Vedat Muriqi në garë për Këpucën e Artë europiane

Vedat Muriqi nga Kosova është i përfshirë në garën për Këpucën e Artë europiane, duke u renditur aktualisht në top-5 të Evropës, në një konkurrencë të jashtëzakonshme me superyjet e futbollit botëror. Sulmuesi i Mallorcës, i njohur me nofkën “Il Pirata”, po konkurron drejtpërdrejt me emra si Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, duke e vendosur veten në mesin e elitës së futbollit evropian.

Në La Liga, Muriqi ka shënuar 15 gola, duke u renditur i dyti në kampionatin spanjoll për nga numri i golave. Ndërkohë, ai ka rrumbullaksuar 50 gola gjithsej me fanellën e Mallorcës, çka e pozicionon si futbollistin e tretë me më së shumti gola në historinë e klubit.

Gara për Këpucën e Artë vazhdon të jetë më e zjarrtë se kurrë, me Harry Kane dhe Kylian Mbappé që kryesojnë renditjen. Sulmuesi anglez i Bayern Munich dhe ylli francez i Real Madridit udhëheqin me nga 44 pikë, falë 22 golave të shënuar secili në kampionatet respektive.

Duhet theksuar se sistemi i pikëzimit për Këpucën e Artë bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë) vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.

Top-5 aktuale e Këpucës së Artë europiane:

  • Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë

  • Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë

  • Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë

  • Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë

  • Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së