Vetëm pak ditë më parë, Betim Hasanaj u transferua në Superligën e Norvegjisë, duke firmosur me klubin e njohur Lillestrøm, një lëvizje që konfirmon potencialin dhe punën të 17 vjeçarit. Ky transferim përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e tij profesional dhe një mundësi ideale për t’u rritur në një kampionat fizik dhe shumë konkurrues.
Me origjinë nga Istogu, por i lindur në Lørenskog të Norvegjisë, Betimi që luan si mbrojtës nuk i ka shkëputur asnjëherë lidhjet me Kosovën dhe Shqipërinë. Këto lidhje janë kultivuar fort falë familjes së tij, veçanërisht falë të atit, Petrit Hasanaj, i cili është kujdesur që identiteti dhe ndjenja e përkatësisë të mbeten gjithmonë të gjalla.

Pikërisht kjo përkatësi e bën Hasanajn një nga emrat që shihet me interes për të ardhmen si te Kosova ashtu edhe Shqipëria.

