Futboll Sport

Art Berisha protagonist në fitoren historike të HJK Helsinki U19 ndaj Manchester Cityt

Skuadra e HJK Helsinki U19, ku aktivizohet futbollisti nga Kosova Art Berisha, ka arritur një sukses të madh në UEFA Youth League, duke eliminuar gjigantin anglez Manchester City U19 pas një ndeshjeje spektakolare.

Takimi ishte tejet emocionues dhe pas 90 minutave lojë u mbyll me rezultatin 3:3, duke treguar nivelin e lartë të rivalitetit dhe karakterin luftarak të ekipit finlandez. Në serinë dramatike të penalltive, HJK Helsinki U19 u tregua më e saktë, duke triumfuar me shifrat 8:7 dhe siguruar kualifikimin e radhës.

Në këtë përballje të madhe, Art Berisha ishte titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, ku dha një paraqitje shumë të mirë, duke kontribuar në lojën e ekipit me siguri dhe disiplinë taktike. Performanca e tij konfirmon formën në rritje dhe rëndësinë që ai ka në këtë skuadër.

Një meritë e veçantë për këtë sukses i takon edhe trajnerit Përparim Hetemaj, i cili udhëheq HJK Helsinki U19. Nën drejtimin e tij, ekipi ka treguar organizim, guxim dhe mentalitet fitues, duke arritur të eliminojë një nga akademitë më të forta në Evropë.

Ky kualifikim përfaqëson një moment krenarie jo vetëm për klubin finlandez, por edhe për futbollin kosovar, me Art Berishën dhe Përparim Hetemajn që po lënë gjurmë në skenën evropiane të të rinjve.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së