Sport

ZYRTARE: Ardit Tahiri transferohet te Kolos Kovalinka në Ukrainë

Klubi ukrainas Kolos Kovalinka ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Ardit Tahiri, i cili ishte nën kontratë me Llapin.

Pas një periudhe gjashtëmujore të kaluar në Finlandë, ku ishte i huazuar, Tahiri ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit ukrainas.

Marrëveshja është konfirmuar nga vetë klubi i Kolos Kovalinkës, i cili ka bërë të ditur se ka arritur akord me Llapin për transferimin e futbollistit 23-vjeçar.

Në njoftimin zyrtar të klubit ukrainas thuhet: “Klubit tonë i është bashkuar një qendërsulmues nga Kosova, Ardit Tahiri. Ai është 23 vjeç (i lindur më 06.10.2002), 190 cm i gjatë dhe peshon 80 kilogramë. Sezonin e kaluar, Tahiri luajti për klubin e Llapit, ndërsa në verën e vitit 2025 u huazua te klubi i kampionatit finlandez HIK.”

Te Kolos Kovalinka, Tahiri do të bashkohet me një tjetër futbollist kosovar, Albin Krasniqi, i cili u transferua gjatë verës nga Prishtina, duke forcuar kështu prezencën shqiptare në klubin ukrainas.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së