Futboll Sport Vendi

Liria e zyrtarizon trajnerin e ri, Ismet Munishi e merr ‘timonin’ e skuadrës

Liria e ka zyrtarizuar nënshkrimin me trajnerin e ri, Ismet Munishin, i cili e ka marrë tashmë në dorë timonin e skuadrës. Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është prezantuar zyrtarisht nga klubi prizrenas, Liria, i cili do ta zëvendësojë Liridon Lecin e shkarkuar.

Zyrtarizimin e tij, Liria e ka bërë publik në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook”. “Mirë se vjen, Ismet Munishi! FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit nga Prizreni.

Munishi është pasardhës i Liridon Lecit, me këtë të fundit që u shkarkua mbrëmë, pas humbjes nga Trepça ’89, me shifrat prej 4-1 në “Përparim Thaçi”.

Momentalisht, Liria është e gjashtë në tabelën e Ligës së Parë, me 36 pikë të tubuara, pesë më pak se vendi i parë Vushtrria

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së