Aktualitet Lajme Politike

Sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: Është e Belinda Ballukut, e fshehu përmes Igli Tares

TIRANË- SPAK ka sekuestruar një pronë tip vilë ditën e sotme në Dhërmi. Prokuroria e Posaçme dyshon se vila është në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas njoftimit, SPAK thekson se Balluku por e kishte fshehur vilën në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të Belinda Balluku, e cila ndodhet në resortin turistik “ëhite Rocks”, Gjilekë, Dhërmi.

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të Belinda Ballukut, e cila dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Nga hetimi rezulton se ish-zv/kryeministrja, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, që konsiston në pasuri të paluajtshme. Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, sipas SPAK, Belinda Balluku ka përdorur ish-futbollistit Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur