Aktualitet Lajme Politike

Analiza: Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi

Në fillim të qershorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje që të gjithë serbët e Kosovës të votojnë për Listën Serbe – gjë që ndodh para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti.

Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar.

E vetmja rivale e Listës Serbe në zgjedhje është Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit, e cila, më 4 qershor, publikoi në rrjetet sociale një përmbledhje videosh nga protestat e studentëve antiqeveritarë në Serbi, me mesazhin: “Unë nuk dorëzohem dhe prandaj qëndroj”.

Muajin e kaluar, këta studentë kanë publikuar një memorandum, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, duke nxitur reagime në publikun që i mbështet.

Në të njëjtin postim të partisë së Rashçit përmenden edhe marrëveshjet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe sugjerohet se mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë ka ardhur si pasojë e tyre.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur