Aktualitet Kronike Lajme Uncategorized

Polici vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan hapi zjarr me kallash, i shpëtoi 4 herë RENEA-s!

MALIQ- Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, pas informacioneve se ai fshihej në një stan në zonën malore të Lozhanit në Maliq.

Sapo i bënë thirrje të dorëzohej, Braçellari qëlloi me automatik, duke lënë të vdekur me plumb në kokë efektivin Enea Mekolli. Nga breshëria mbeti i plagosur dhe kolegu i tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë, të cilët kanë qenë shpues. Këto janë momentet e dhimbshme kur polici transportohet me helikopter nga Korça drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai iu nënshtrua ndërhyrjes në nofull dhe ndodhet në reanimacion, në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Sakaq gjatë shkëmbimit të zjarrit i plagosur ka mbetur dhe autori i krimit, Violand Braçellari me dy plumba në bark dhe në duar, jashtë rrezikut për jetën. Edhe ai u transportua me automabulancë drejt Traumës.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur