Aktualitet Lajme Politike

Pjesëmarrja e fëmijëve në fushatën elektorale, 5100 euro gjobë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Siç ka bërë të ditur PZAP-ja, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi. Më 30 maj në Vushtrri, LVV kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit. Në përgjigjen ndaj ankesave, VV-ja ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas LVV-së, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur