Aktualitet Bota Lajme

Krim i rëndë në Los Angeles, babai vret djemtë binjakë dhe më pas veten

Një incident tragjik ndodhi të dielën pasdite në lagjen Canoga Park të Luginës San Fernando, në Los Angeles, kur një baba qëlloi dhe vrau djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë, ndërsa më pas vrau veten. Sipas mediave incidenti ndodhi në dhomën e gjumit, kur papritmas nëna e fëmijëve dëgjoi dy të shtëna me armë. Kur ajo vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte, babai i djemve i drejtoi një armë.

Nëna nuk u lëndua nga të shtënat me armë. Disa sekonda më vonë, burri e ktheu armën nga vetja dhe vrau veten .

Babai dhe djemtë binjakë u shpallën të vdekur në vendngjarje nga ekipi mjekësor.

“Është vërtet e trishtueshme. Dy fëmijë të vegjël dhe një baba. Kjo është një familje. Askush nuk e meriton këtë”, tha një dëshmitar okular për ABC7 Eyeëitness News.

Policia ende nuk ka publikuar detaje të mëtejshme ose nuk ka konfirmuar rrethanat e incidentit tragjik.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur