Aktualitet Lajme Politike

Edi Rama pritet të shkojë në Shkodër, shkodranët i zënë “pritë”, kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të Sali Berishës

Kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të hëne në Shkodër, ku do të marrë pjesë në aktivitetet për festimet e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste së bashku me mbështetësit dhe simpatizantët shkodranë.

Megjithatë vizita e kreut të qeverisë është shoqëruar me protesta. Qindra protestues kanë dalë në rrugët e qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike shqiptare. Duke valëvitur flamuj kuqezi dhe pankarta, ata kanë kërkuar dorëheqjen jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por edhe të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Kjo protestë në Shkodër është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, e cila prej javësh po zhvillohet në Tiranë, në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec mbetet një nga kauzat kryesore të protestave, por qytetarët ngrenë gjithashtu shqetësime që lidhen me problematikat e akumuluara ndër vite.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur