Qindra emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në diasporë, kanë protestuar dje dhe sot kundër projektit të Zvërnercit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, shqiptarët në Berlin u bënë thirrje për anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në pankartat e tyre shkruhej, “Shqipëria është e shqiptarëve” dhe “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”. Ata kanë mbështetur protestën e cila u zhvillua në Tiranë, ndërsa theksuan se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

Protesta kundër projektit të Zvërnecit po zhvillohet edhe në Itali, pas tubimeve të oragnizuara ditën e djeshme në Berlin dhe Mynih. Protesta po zhvillohet në Milano dhe Firenze, ndërsa numri i protestuesve është paraqitur i lartë. Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se, qytetarët janë mbledhur edhe në Londër, për të protestuar. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa në pankartat e tyre shkruhet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëria nuk shitet”.

Protestuesit kanë zgjedhur që kjo protestë mos të këtë asnjë nuancë poltike apo partiake, pasi në tubimin e tyre dëgjohej thirrja “Rama në burg, Berisha në Burg”. Me brohorima, qytetarët kanë përsëritur në protestën e djeshme në Tiranë, pesë kërkesat e tyre: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare

