Aktualitet Bota Lajme

Skandal seksual në SHBA, gjyqtarja e njohur amerikane kapet mat në zyrën e saj me shefin e policisë!

Një zyrtar i lartë i Policisë në SHBA është vënë në qendër të një hetimi pas akuzave se ka pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një gjyqtare federale brenda ambienteve të gjykatës. Sipas raportimeve të medias amerikane Bloomberg Law, bëhet fjalë për zëvendës Shefin e Policisë së Atlantës, Kelley Collier, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me gjyqtaren federale Eleanor Ross, 58 vjeç.

Komiteti për Sjelljen dhe Aftësinë Gjyqësore pranë Konferencës Gjyqësore të Shteteve të Bashkuara konfirmoi javën e kaluar se ka marrë një ankesë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Sipas pretendimeve të përfshira në ankesë, takimet mes dy zyrtareve kanë ndodhur në zyrën e gjyqtares gjatë orarit të punës. Raportohet se disa punonjës të gjykatës kanë dëgjuar zhurma që kanë ngritur dyshime për sjellje të papërshtatshme në ambientet zyrtare.

Gjyqtarja Eleanor Ross thuhet se ka marrë një qortim privat lidhur me këtë rast.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur