Aktualitet Lajme Politike

Në Ditën e Çlirimit, Remi shpreh mall për bashkëluftëtarët në Hagë: Më mungojnë

11 qershori shënon ditën e çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe, një nga datat më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit të Kosovës.

Në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, kujtoi sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që luftuan për lirinë e vendit, raporton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Mustafa foli edhe për mungesën e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të tjerëve që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

 “Unë ndihem keq si bashkëluftëtar i tyre, si bashkëpunëtor i afërt i presidentit Thaçi. Ndjehem keq, shumë keq që ata nuk janë në mesin tonë”, deklaroi Mustafa.

Megjithatë, ai shprehu besimin se ata do të rikthehen së shpejti pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Unë e kam shpresën dhe jam i sigurt se ata do të jenë me ne shumë shpejt”, theksoi Remi.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur