Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, sugjeron që Bedri Hamza, kryetari i PDK-së të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.
“Kosovës i duhet ndryshimi me Bedri Hamzën. Për qytetarët. Për çlirimtarët. Për Koosvën. Të dielën votoni PDK-në dhe numrin 125” shkruan Endrit Thaçi në foton e publikuar në Instagramin e ti ku ai shfaqet krah kreut të PDK-së.
Të dielën, më 7 qershor, në Kosovë pritet të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e vendit.
Sipas mediave vendase mësohet se deri më tani janë regjistruar rreth 22 parti politike dhe 3 koalicione , të përbëra nga 9 parti politike.
Sipas KQZ-së partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:
1.Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.

