Aktualitet Lajme Politike Uncategorized

“Të rinjtë e sotëm janë dele, vetëm për kafe!” Gazetari s’ia përton Lapajt: Ti je një nga ata që e kanë thënë këtë

Protestimi i qytetarëve nëpër Tiranë, është bërë shkak i debatit televiziv mes kreut të “Shqipëria Bëhet” dhe gazetarit Roland Qafoku.

Duken sjellë në kujtesë se si pjesa më e madhe, kryesisht mosha madhore shpesh janë shprehur “se të rinjtë e sotëm janë vetëm për të kaluar kohë nëpër kafe dhe nuk kanë guxim të reagojnë”, Lapaj tha se e ka dëgjuar shpesh këtë shprehje.

“Ka dalë ashtu siç është e vërteta dhe mendoj që secili nga ne e ka detyrë morale t’i mbështesë të gjithë ata të rinj që çohen. Unë jam vetë i ri, por e kam dëgjuar shpesh “të rinjtë në kafe”, “shqiptarët dele” etj. Kjo nuk është e vërtetë. Po dëshmohet e kundërta. Sigurisht që janë tradhtuar disa herë në këto 35 vite dhe kjo i ka dëshpëruar”, tha Lapaj.

Pas reagimit të tij, Qafoku i është kundërpërgjigjur Lapajt duke i kujtuar se ai ka qenë një ndër personat që ka qenë me mendimin se populli nuk reagon sepse ka frikë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur