Aktualitet Bota Kronike Lajme

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 28-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Krimi ndodhi në Luiziana dhe dyshohet se lidhet me një konflikt të gjatë ligjor për kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Sipas autoriteteve, Meridian Thomas Woodson u gjet e pajetë brenda apartamentit të saj në Elmwood, pasi policia u njoftua për një incident dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Pak më vonë, ish-bashkëshorti i saj, 30-vjeçari Cody Woodson, u gjet në një parking pranë zonës brenda automjetit të tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai u transportua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe mediave lokale, ish-çifti ishte përfshirë prej kohësh në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, të moshës 4 dhe 7 vjeç, ndërsa një seancë e re ishte planifikuar për datën 18 qershor.

Gruaja kishte raportuar më herët raste dhune dhe kërcënimesh gjatë marrëdhënies së tyre, përfshirë incidente të dhunshme fizike dhe kërcënime serioze, sipas dokumenteve të divorcit.

Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila është një tjetër rast tragjik i dhunës në familje në SHBA.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur