Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

“Sa në Paris e Dubai…e këtu e do të virgjër”, pas deklaratave të Ramës për të, reagon Fjoralba Ponari

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar këtë të hënë me socialistët në Shkodër, iu rikthye sërish çështjes së protestave të të rinjve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke komentuar edhe qëndrimet e disa influencierëve që i kanë mbështetur publikisht ato.

Pa përmendur emra konkretë, Rama ironizoi një prej influenciereve më të njohura në vend, duke iu referuar një fotografie të saj pranë Kullës Eiffel në Paris. Kryeministri tha se e kishte parë foton dhe se ajo dukej “tre herë më e gjatë” se ai, ndërsa shtoi me humor se në mbishkrim thuhej: “Shyqyr u hap koha në Paris”.

Më tej, Rama kritikoi atë që e cilësoi si qëndrim kontradiktor të disa figurave publike të cilat sipas tij udhëtojnë shpesh në qytete si Parisi apo Dubai, por ndërkohë kërkojnë që bregdeti shqiptar të mbetet tërësisht i paprekur nga zhvillimi.

“Natyrisht, nëse ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai, ty për hajër të qoftë. Por nuk ke pse t’u thuash shqiptarëve që e do komplet të virgjër bregun e detit, që nuk do të shohësh asnjë ndërtim, vetëm rërën, flamingot dhe pemët”, u shpreh Rama.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur