Aktualitet Kronike Lajme

Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër!

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Dërgesa”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut. Në pranga ka rënë një 38-vjeçar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht tre doganierë të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të një furgoni tip “Benz”, i ndaluar në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë, policia gjeti 762 koli me pije freskuese pa dokumentacion shoqërues.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të dyshuarit dhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen”, ku u zbuluan 1296 koli të tjera me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore, kryesisht salcë.

Pas veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest të Maqellarës, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”. Ndërkohë, policia shpalli në kërkim vëllain e tij, L.H.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur