Mes mijëra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë, fjalën e mori një protestues i ardhur nga Prishtina.
Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos tërhiqen nga kauza e tyre dhe të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.
Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se qytetarët e Kosovës qëndrojnë në krah të atyre që protestojnë në Shqipëri.
“Kam ardhur nga Prishtina. Vetëm një lutje kam për ju: mos u dorëzoni. Rezistoni dhe do fitoni.
Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të turmës.
Prania e protestuesve nga Kosova është përshëndetur nga pjesëmarrësit.

