Violeta Shpani, një shtetase 57-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme ne Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thike nënën e saj. Si edhe është proceduar penalisht një mjeke e cila e paraqiti rastin si vdekje natyrale dhe ruk raportoi në polici.
Ngjarja u raportua në datën 30 prill, ku asokohe u tha se një 85-vjeçare ndërroi jetë për shkaqe natyrale, por policia ngriti dyshime për një ngjarje të mundshme kriminale.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor” njoftoi policia sot.

