Aktualitet Lajme

“Veprimi Qytetar” shpall EMRAT për Komitetin Përfaqësues, qytetarët shpërthejnë në rrjetet sociale: Mos ju afroni protestës!!

Një grupi i njohur si “Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale” ka publikuar në rrjetet sociale organizimin e tij dhe ngritjen e një Komiteti Përfaqësues, i cili do të përfaqësojë qytetarët e thjeshtë që kërkojnë demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira.

Përfaqësuesit e grupimit pretendojnë se ata do të angazhohen për mbledhjen e firmave të qytetarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që më pas institucionet përkatëse të reflektojnë ndryshimet.

Komiteti Përfaqësues i kësaj nisme përbëhet nga: Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezarta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

Mirëpo, pavarësisht së çfarë përfaqësojnë këto emra, qytetarët e shohin këtë lëvizje si një formë për të përvetësuar protestat, nisur nga fakti se disa prej anëtarëve të Komitetit Përfaqësues janë çdo ditë në ballë të protestës për Zvërnecin.

Komentet janë të shumta dhe të rinjtë kërkojnë që këta persona të qëndrojnë larg tubimit të tyre qytetar, i cili vijon prej disa ditësh në bulevardin qendror të Tiranës dhe është shndërruar në burim shprese për mijëra të rinj e të reja që ndihen të pa përfaqësuar dhe kërkojnë ndryshim.  

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur