Aktualitet Lajme Politike

Atdheu nuk është në shitje’, qytetarët 6 ditë protestë kundër resortit në Zvërnec: Mos lejoni të na përçajnë! Përsërisin 5 kërkesat ndaj qeverisë

Tiranë -Për të gjashtën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë për të kundërshtuar resortin ne Zvernec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata marshuan drejt Kryeministrisë duke brohoritur ‘Revolucion’, Shqipëria e shqiptarëve’ dhe atdheu nuk është në shitje.

“Për të gjithë ata që pyesin kush e organizon protestën: Protestën e organizon mllefi i qytetarëve. Qytetarët janë tradhtuar nga politikanët. Këtë protestë e keni organizuar ju, me të gjitha të këqijat që keni bërë”, tha një protestuese.

Një ditë më partë protestuesit kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ripërsëritur 5 kërkesat. Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur