Futboll Sport

KF Shkëndija ia bën të qartë Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriut

Klubi tetovar, KF Shkëndija, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të dëmshëm për klubin.

Përmes një reagimi publik, sponsori i Shkëndijës ka kërkuar që vendimi të rishikohet dhe të korrigjohet urgjentisht, duke theksuar se klubi ka funksionuar me profesionalizëm dhe korrektësi të plotë në aspektin sportiv dhe financiar.

Sipas reagimit, Shkëndija ka investuar ndër vite me sakrifica të mëdha dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e koeficientit të futbollit maqedonas përmes paraqitjeve në garat evropiane, nga të cilat përfitojnë të gjitha klubet vendore.

Nga klubi vlerësojnë se është e papranueshme që një projekt i ndërtuar me seriozitet të dëmtohet nga vendime të marra jashtë fushës së lojës.

Madje, sponsori paralajmëron se, nëse Federata nuk e tërheq vendimin, do të shqyrtohet seriozisht mundësia e tërheqjes nga klubi dhe nga futbolli në Maqedoninë e Veriut.

“Presim që organet e FFM-së të reflektojnë me urgjencë, në interes të drejtësisë sportive, klubit dhe të ardhmes së futbollit në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Shkëndijës.

Përplasja mes klubit tetovar dhe federatës pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa Shkëndija kërkon anulimin e menjëhershëm të vendimit që e konsideron të padrejtë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së