Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Kosova bën detyrën ndaj Andorrës, fitorja shkon për Fatjon Bunjakun

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti trafiku.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda e dominoi ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 40-të. Fisnik Asllani realizoi pas një goditjeje dënimi, ku topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në portierin kundërshtar para se të përfundonte në rrjetë.

Në fillim të pjesës së dytë, Albion Rrahmani dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë, duke i dhënë qetësi ekipit kosovar.

Goli i tretë erdhi në minutën e 78-të, kur Valmir Matoshi shënoi me kokë pas asistimit të Ron Racit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Kosova e mbylli kështu me fitore ciklin e ndeshjeve miqësore të muajit qershor, ndërsa triumfi iu dedikua kujtimit të Fatjon Bunjakut.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së