Botërori 2026 Futboll Sport

Kosova me pozitë rekord në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës ka ruajtur pozitën e 78-të në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar të enjten, duke barazuar kështu renditjen më të mirë në historinë e saj.

“Dardanët” zhvilluan dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, ku fillimisht u mposhtën 2:1 nga Çekia, ndërsa më pas triumfuan bindshëm 3:0 ndaj Andorrës.

Rezultatet e fundit i kanë sjellë Kosovës 1.95 pikë shtesë në llogaritjet e FIFA-s, por jo ndryshim pozite në renditje. Përfaqësuesja vazhdon të mbetet në vendin e 78-të në botë me 1319.12 pikë.

Qëndrimi në këtë pozitë konfirmon stabilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ruajtjen e nivelit më të lartë që ka arritur ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

Në krye të renditjes vazhdon të qëndrojë Argentina, e ndjekur nga Spain dhe France.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së