Futboll Sport

“Ndihem në faj”, Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka mbajtur një fjalim emocionues në darkën përmbyllëse të sezonit, duke pranuar se ndihet pjesërisht fajtor që skuadra nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.

“Ndjehem pak në faj, sepse javën e fundit të kampionatit nuk ia dolëm ta çonim Milanin në Champions. Megjithatë, një gjë mbetet: Milani është më i madh se të gjithë”, tha Tare.

Ai theksoi se, pavarësisht se qëndrimi i tij në klub zgjati vetëm një vit, puna te kuqezinjtë ishte një privilegj i madh.

“Edhe pse zgjati vetëm një vit, për mua ishte një nder i madh të punoja për këtë klub. Do të jeni gjithmonë në zemrën time kudo që të jem”, u shpreh ai.

Tare shtoi se e kishte pranuar me kënaqësi ftesën për darkën e fundit të sezonit, duke kujtuar se takimi i tij i parë pas ardhjes te Milani ishte pikërisht me tifozët, prej të cilëve kishte ndier menjëherë dashurinë për fanellën dhe ngjyrat e klubit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së