Sport

2026 Rowingu, sporti i ri që do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Rowingu do të jetë një nga sportet që do të zhvillohen në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa institucionet sportive të Kosovës kanë nisur përgatitjet për zhvillimin dhe fuqizimin e kësaj disipline në vend.

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka pritur përfaqësues të Federatës së Rowingut dhe klubeve nga Prizreni, Prishtina dhe Deçani, me të cilët ka diskutuar për sfidat, nevojat dhe hapat e ardhshëm për avancimin e këtij sporti.

Sipas Gashanit, Federata e Rowingut ndodhet në proces licencimi dhe pritet të luajë rol të rëndësishëm në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare. Ai ka theksuar se mbështetja institucionale për federatat dhe sportistët do të vazhdojë, me synimin që Kosova të organizojë me sukses këtë ngjarje dhe të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Rowingu tashmë është përfshirë si sport bazë në fazën e parë të Programit Sportiv të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke reflektuar rëndësinë që ka në vendet e rajonit mesdhetar.

Organizatorët vlerësojnë se përfshirja e këtij sporti do të sjellë një kulturë të re sportive në Kosovë, do të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve dhe do të kontribuojë në zgjerimin e bazës së sporteve që praktikohen në vend.

Përmes këtij projekti, synohet krijimi i kushteve për zhvillimin afatgjatë të rowingut dhe promovimi i tij si një nga sportet e reja të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së