Futboll Sport

E kryer, Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe – detaje të marrëveshjes

Vedat Muriqi është shumë afër rikthimit te Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje me Mallorcan për transferimin e sulmuesit të Kosovës.

Sipas raportimeve nga Turqia, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shumën prej 15 milionë eurosh. Fenerbahçe do ta shlyejë këtë shumë me këste gjatë tri viteve të ardhshme, ndërsa Mallorca do të përfitojë edhe 10 për qind nga një transferim i ardhshëm i lojtarit.

Edhe Muriqi ka dhënë pëlqimin për rikthimin në Stamboll, pasi ka arritur marrëveshje personale me klubin verdheblu. Tashmë kanë mbetur vetëm procedurat përfundimtare dhe kontrollet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit.

Sulmuesi kosovar pritet të udhëtojë drejt Turqisë gjatë javës së ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re me Fenerbahçen.

Muriqi la gjurmë të mëdha gjatë aventurës së parë te Fenerbahçe, para transferimit te Lazio. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Mallorcan në La Liga, klubi turk ka vendosur ta rikthejë sërish, duke e konsideruar një nga përforcimet kryesore për sezonin e ardhshëm.

Rikthimi i “Piratit” pritet të ngjallë entuziazëm te tifozët e Fenerbahçes, të cilët vazhdojnë ta kujtojnë me shumë respekt periudhën e tij të parë me fanellën verdheblu.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së