Elena Rybakina është shpallur fituese e Grand Slamit të tenisit, “Australian Open” për vitin 2026. Tenistja nga Kazakistani triumfoi në një finale spektakolare, duke mposhtur me përmbysje tenisten nga Bjellorusia, Aryna Sabalenka, me rezultat 2-1 në sete (6:4; 4:6; 6:4), raporton IndeksOnline.
Ky është trofeu i parë për Rybakinan në “Australian Open” dhe i dyti Grand Slam në karrierën e saj, pas suksesit të madh në Wimbledon në vitin 2022.

Me këtë triumf, 26-vjeçarja ka fituar më shumë se 4 milionë euro si kampione e “Australian Open” 2026, duke regjistruar një tjetër moment historik në karrierën e saj të jashtëzakonshme.

