Momente paniku janë përjetuar në “Arenën e Demave”, gjatë ndeshjes së Partizanit, kur futbollisti Sembene u rrëzua papritur në fushë, duke humbur për disa çaste ndjenjat.
Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh te lojtarët, stafi teknik dhe tifozët në tribuna, teksa menjëherë ndërhyri ekipi mjekësor për t’i ofruar ndihmën e nevojshme. Pas trajtimit në fushë, për fat të mirë u konfirmua se gjendja e lojtarit ishte stabile dhe jashtë rrezikut.
Sembene u largua nga fusha e lojës mes duartrokitjeve të të dyja tifozerive, në një moment solidariteti dhe respekti sportiv, duke sjellë lehtësim për të gjithë të pranishmit.
Klubi pritet të japë detaje shtesë lidhur me gjendjen shëndetësore të futbollistit, ndërsa ngjarja rikujtoi edhe një herë rëndësinë e reagimit të shpejtë mjekësor në situata të tilla.

