Aktualitet Lajme

“Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli

Qindra emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në diasporë, kanë protestuar dje dhe sot kundër projektit të Zvërnercit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, shqiptarët në Berlin u bënë thirrje për anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në pankartat e tyre shkruhej, “Shqipëria është e shqiptarëve” dhe “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”. Ata kanë mbështetur protestën e cila u zhvillua në Tiranë, ndërsa theksuan se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

Protesta kundër projektit të Zvërnecit po zhvillohet edhe në Itali, pas tubimeve të oragnizuara ditën e djeshme në Berlin dhe Mynih. Protesta po zhvillohet në Milano dhe Firenze, ndërsa numri i protestuesve është paraqitur i lartë. Me anë të kësaj proteste, ata kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se, qytetarët janë mbledhur edhe në Londër, për të protestuar. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa në pankartat e tyre shkruhet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëria nuk shitet”.

Protestuesit kanë zgjedhur që kjo protestë mos të këtë asnjë nuancë poltike apo partiake, pasi në tubimin e tyre dëgjohej thirrja “Rama në burg, Berisha në Burg”. Me brohorima, qytetarët kanë përsëritur në protestën e djeshme në Tiranë,  pesë kërkesat e tyre: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur