KOLUMBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi ku një një shpërthim gazi në një minierë të paligjshme qymyri, u ka marrë jetën shtatë personave. Shpërthimi, i shkaktuar nga një grumbullim metani, ndodhi të enjten në Soutataoussa, me numrin e të vdekurve që arriti në shtatë. Autoriteti kombëtar i minierave dhe guroreve konfirmoi shpëtimin e pesë minatorëve, ndërsa një punëtor mbeti i bllokuar.
Mediat shkruajnë se Sutatausa ndodhet rreth 74 kilometra në veri të kryeqytetit Bogota. Miniera e qymyrit është aktiviteti kryesor ekonomik në rajon dhe aksidentet fatale nuk janë të rralla. Ato në përgjithësi i atribuohen përqendrimeve të gazit për shkak të ventilimit të pamjaftueshëm në galeri, veçanërisht në njësitë që operojnë ilegalisht ose me mjete bazë

