Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Ledri Vula dhe Sara Hoxha sërish “bashkë” ?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu.

Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre 5-vjeçare në programin festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor. Prindërit kanë ndarë momente mjaft të ëmbla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar mbështetjen e pakursyer për Poem në këtë ditë të veçantë.

Në foton e publikuar nga Sara në Instastory, shihet e vogla duke i dhuruar një puthje të ngrohtë në faqe mamasë së saj, teksa shihet e veshur me kostumin e shfaqjes.

Nga ana tjetër, edhe Ledri ka ndarë një imazh tejet prindëror, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe teksa mban në krahë Poem, duke treguar qartë krenarinë dhe lumturinë e tij si baba në këtë moment të rëndësishëm.

Edhe pse rrugët e tyre si çift kanë përfunduar, dyshja dëshmon edhe një herë se prioriteti i tyre absolut mbetet lumturia dhe rritja e vajzës, duke u gjendur pranë saj së bashku në çdo hap të rëndësishëm të fëmijërisë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur