Futboll Kombëtarja Sport

“Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”, TKZ në krah të protestuesve: Stadiumi ynë është sheshi

Tifozët Kuqezi vendosën këtë herë të mos jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë, por t’i bashkohen protestës së organizuar në shesh, së bashku me mijëra qytetarë të tjerë.

Me pankarta dhe mesazhe të forta, grupimi më i njohur i tifozëve kuqezi e bëri të qartë pozicionin e tij, duke zgjedhur protestën para pranisë në tribunat e stadiumit “Air Albania”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tifozët Kuqezi publikuan mesazhin: “Stadiumi ynë sot është sheshi! Hiqni duart prej nanës Shqipni!”, duke theksuar arsyen e mungesës së tyre në ndeshje.

Jo vetëm TKZ, por edhe shumë tifozë të tjerë të Kombëtares së Shqipërisë zgjodhën të jenë pjesë e protestës, duke bërë që atmosfera në stadium të ishte më e vakët se zakonisht.

Ndërkohë, sheshi u mbush me protestues, ku nuk munguan as tifozët kuqezi, të cilët përmes pranisë së tyre dërguan mesazhe që shkuan përtej futbollit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së