Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Dervish Luzha”, në zonën e Paskuqanit në Kamëz, ku viktimë ka mbetur i riu Ardian Baloshi.
Policia bën me dije se pas një konfliktit për motive të dobëta, Sadik Llanaj ka qëlluar nga makina e tij me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ka humbur jetën rrugës.
Po ashtu në njoftimin shtohet se janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llanaj.
Gjithashtu “blutë” e Tiranës theksojnë se nuk persona të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa hetimet për zbardhjen e saj vijojnë.

