Aktualitet Lajme Ndërkombëtare Politike

Mediat e huaja jehonë zgjedhjeve në Kosovë: Albin Kurti nuk është në gjendje për të qeverisur, bëri thirrje për bashkëpunim

Pas mbylljes së numërimit të votave në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosja doli e para me 42.91 për qind të votave, më konkretisht 299,152 vota, mediat e huaja i kanë dedikuar artikull fitores së Albin Kurtit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje për bashkëpunim nga partitë e tjera për t’i dhënë fund 18 muajsh bllokimi politik, pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme” shkruan Reuters në artikulline tyre, dedikuar zgjedhjeve në Kosovë.

Më tej, Reuters shkruan se Kosova dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe Brukseli thotë se duhet të krijojë institucione të forta të afta për të ofruar reformat e nevojshme për anëtarësim.

Mirëpo paqëndrueshmëria politike e ka lënë vendin pa institucione funksionale, duke vonuar reformat dhe rrjedhën e fondeve të BE-së.

Vetëvendosje mori 42.91% të votave pasi u numëruan 100% e fletëvotimeve në zgjedhjet e së dielës, të tretat në më pak se 18 muaj, treguan rezultatet zyrtare.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.12%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58%.

Sipas Reuters, edhe me 100,000 vota nga diaspora e Kosovës që ende nuk janë numëruar, Vetëvendosje nuk do të jetë në gjendje të sigurojë shumicën absolute të nevojshme për të qeverisur e vetme.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur