Aktualitet Lajme Ndërkombëtare Politike

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

 Ai e quajti prezantuesen “ose budallaqe ose të korruptuar” pasi ajo i kërkoi prova për pretendimet e tij se zgjedhjet paraprake në Kaliforni ishin manipuluar.

Trump kundërshtoi procesin e numërimit të votave që zgjat disa ditë, duke thënë se kjo bëhet për të “vjedhur zgjedhjet”. Welker i kujtoi se ky është një procedurë standarde në Kaliforni, por ish-presidenti vazhdoi të akuzonte mediat për korrupsion, duke përfshirë edhe ABC, CBS dhe CNN.

Në fund, Trump u duk i irrituar, nxori mikrofonin dhe tha se donte ta mbyllte intervistën: “Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur