Futboll Sport

U përjashtua dy vite për doping, CAS zbut dënimin për mesfushorin e kombëtares boliviane

Mesfushori bolivian Boris Cespedes ka fituar pjesërisht betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila i ka ulur pezullimin për doping nga dy vjet në 15 muaj.

Futbollisti, që ka luajtur për klubin zviceran Yverdon-Sport dhe Përfaqësuesen e Bolivisë, rezultoi pozitiv për dy substanca të ndaluara pas një kontrolli antidoping të kryer pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Bolivisë dhe Uruguait më 25 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e dënoi me dy vjet pezullim në gusht 2025, ndërsa periudha e ndalimit ishte llogaritur që nga pezullimi i përkohshëm i vendosur më 14 maj 2025.

Cespedes apeloi vendimin në CAS, duke argumentuar se substanca e ndaluar kishte hyrë në organizmin e tij përmes një medikamenti të përshkruar nga stafi mjekësor i kombëtares, në një periudhë kur ishte rëndë i sëmurë.

Pas shqyrtimit të rastit, CAS vlerësoi se lojtari kishte paraqitur prova të mjaftueshme që substanca kishte ardhur nga ilaçi i përshkruar nga mjekët.

“Një periudhë pezullimi prej 15 muajsh është proporcionale dhe e përshtatshme me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në vendimin e CAS.

Si rezultat, apelimi i Cespedes u pranua pjesërisht dhe dënimi i tij u reduktua nga 24 në 15 muaj.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së