Një grupi i njohur si “Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale” ka publikuar në rrjetet sociale organizimin e tij dhe ngritjen e një Komiteti Përfaqësues, i cili do të përfaqësojë qytetarët e thjeshtë që kërkojnë demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira.
Përfaqësuesit e grupimit pretendojnë se ata do të angazhohen për mbledhjen e firmave të qytetarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që më pas institucionet përkatëse të reflektojnë ndryshimet.
Komiteti Përfaqësues i kësaj nisme përbëhet nga: Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezarta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.


