Aktualitet Lajme Politike

Ramush Haradinaj president? – Gjini flet për kushtin e Aleancës për bashkëqeverisje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherësh kandidat për kryeministër, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, pos procesit të konstituimit të Kuvendit, foli edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai tha se partitë ish-opozitare duhet të tentojnë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, të mos e bllokojë më shtetin, transmeton Klankosova.tv.

“Unë besoj që duhet me tentu mos me lënë rrugë që partia që ka qenë në pushtet deri tash me e blloku shtetin”, tha Gjini në Klan Kosova.

Pos tjerash, Gjini tha se ka rrugë që çojnë në zgjedhjen e presidentit, megjithatë sipas tij, brenda VV-së mund të mos ketë guxim të mjaftueshëm për ta bërë këtë zgjidhje.

“Ka mundësi politike, nëse me të vërtetë duam, me arritë deri te qeveria e opozitës, pa e çu vendin në zgjedhe edhe një herë”, tha kreu i Aleancës.

Sa i përket emrit të Ramush Haradinajt si president, Gjini tha se ky nuk është kusht i Aleancës.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur