Përfaqësuesja e Iranit ka siguruar vizat për hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke larguar çdo dilemë rreth pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë “Reuters”, ndërsa Irani do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Grupin G më 15 qershor kundër Zelandës së Re në Los Angeles.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Belgjika dhe Egjipti, me iranianët që synojnë një paraqitje të suksesshme në turneun më të madh të futbollit.
Irani do t’i zhvillojë përgatitjet në Meksikë para nisjes së Botërorit, ndërsa të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve do t’i luajë në territorin amerikan.
Ndërkohë, Izraeli e mbylli fazën përgatitore me fitore 2:0 ndaj Malit në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Kupës së Botës.

