Futboll Përfaqësuesja e Kosovës Sport

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Dardanët e presin këtë sfidë pas përfundimit të përgatitjeve, ndërsa të shtunën kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin teknik, është fokusuar në aspektet taktike dhe organizimin e lojës, me synimin që ekipi të paraqitet sa më mirë para tifozëve vendas.

Atmosfera në kampin e Kosovës raportohet të jetë pozitive, me futbollistët që janë të gatshëm për një tjetër test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme.

Kosova vjen në këtë takim pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në Pragë ndaj Çekisë, ku u mposht me rezultat 2:1. Përballja me Andorrën shihet si një mundësi e mirë për reagim dhe rikthim te rezultatet pozitive para publikut dardan.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së