Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Papa Leo XIV ka dhënë një përgjigje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik dhe tifozëve të futbollit.
I pyetur nëse mbështet Real Madridin apo Barcelonën, Ati i Shenjtë u përgjigj me humor:
“Real Madrid apo Barcelona? Kjo është e lehtë. Papa Leo XIV është për të gjitha ekipet, por Prevost është për Real Madridin”.
Me këtë përgjigje, Papa bëri dallimin mes rolit të tij si kreu i Kishës Katolike dhe preferencës personale që kishte para zgjedhjes si Papë, kur njihej si Robert Francis Prevost.
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u komentua gjerësisht nga tifozët e futbollit në mbarë botën.
Papa Leo XIV ndodhet në Spanjë në kuadër të një udhëtimi apostolik, gjatë të cilit do të vizitojë Madridin, Barcelonën, Montserratin, Gran Canarian dhe Tenerifen.
Një nga pikat kryesore të vizitës do të jetë edhe stadiumi “Santiago Bernabéu”, i cili është përzgjedhur për organizimin e aktiviteteve të rëndësishme për shkak të infrastrukturës moderne dhe çatisë së lëvizshme që garanton zhvillimin e ngjarjeve në çdo kusht atmosferik.
Vlen të theksohet se pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike, si Real Madridi ashtu edhe Barcelona i dërguan urime zyrtare Papës Leo XIV, duke i uruar sukses në misionin e tij të ri.

