Futboll Sport

Kosova U21 ndalet në barazim nga Luksemburgu U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka barazuar pa gola ndaj Luksemburgut U21 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pas humbjes minimale 1:0 ndaj Turqisë në miqësoren e zhvilluar gjatë javës, futbollistët e rinj të Kosovës synonin një paraqitje më pozitive, por sfida ndaj Luksemburgut u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Të dyja skuadrat krijuan raste gjatë takimit, megjithatë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultatin 0:0.

Këto dy ndeshje miqësore i kanë shërbyer Përfaqësueses së Kosovës U21 si pjesë e përgatitjeve për tri ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilat do t’i zhvillojë gjatë vjeshtës.

Kosova aktualisht ka shanse të vogla për të siguruar kualifikimin, por synon të mbyllë ciklin kualifikues me paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së