Futboll Kombëtarja Sport

Nesër miqësorja Shqipëri – Luksemburgun, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran u fokusua në përgatitjet fizike dhe skema të ndryshme taktike në prag të sfidës së radhës.

Lajm i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i sulmuesit Myrto Uzuni, i cili është rikuperuar plotësisht dhe iu bashkua grupit pas stërvitjes së veçuar që zhvilloi një ditë më parë.

Në anën tjetër, Anis Mehmeti mungoi në seancën e sotme dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Luksemburgut për shkak të gjendjes gripale.

Pjesa tjetër e futbollistëve janë në gjendje optimale, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi vlerësohet pozitive pavarësisht humbjes 1:0 ndaj Izraelit në ndeshjen e fundit miqësore.

Shqipëria synon të reagojë me rezultat pozitiv përballë Luksemburgut dhe të mbyllë me fitore ciklin e ndeshjeve të muajit qershor.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së