Botërori 2026 Futboll Sport

Politika futet në fushë/ Vendimi drastik i Uashingtonit që po trondit FIFA-n para Botërorit 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar t’u lëshojnë viza 14 zyrtarëve dhe anëtarëve të stafit të Kombëtares së Iranit, vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026.

Mes personave të prekur nga ky vendim janë menaxheri i ekipit dhe nënkryetari i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Mohammadnabi, sekretari i përgjithshëm Hedayat Mombini, drejtori ekzekutiv Mehdi Kharaati dhe drejtori i medias Mohsen Motamedkia. Ndërkohë, përzgjedhësi Amir Ghalenoei nuk është pjesë e listës së personave të bllokuar.

Sipas raportimeve, zyrtarët amerikanë kanë arsyetuar refuzimin e vizave me pretendimin se disa nga aplikantët kanë paraqitur kërkesa “nën pretekste të rreme”.

Vendimi ka krijuar vështirësi të konsiderueshme për organizimin e ndeshjeve që Irani do t’i zhvillojë në Los Anxhelos dhe Seattle gjatë Botërorit.

Pavarësisht kësaj situate, zyrtarët që nuk kanë siguruar vizat kanë udhëtuar drejt Meksikës së bashku me pjesën tjetër të delegacionit iranian, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes.

Federata Iraniane e Futbollit ka reaguar ashpër, duke e cilësuar vendimin si shkelje të ligjeve ndërkombëtare sportive dhe ka njoftuar zyrtarisht FIFA-n për rastin.

Irani do ta nisë fushatën e tij në Kupën e Botës 2026 më 15 qershor, me ndeshjen kundër Zelandës së Re.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së