Aktualitet Lajme Politike

Fitoi zgjedhjet në Kosovë, por i duhet koalicion për të formuar qeverinë, Kurti: Bashkëpunim me gjithë partitë

LVV ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 9 deputetë më pak se në dhjetorin e kaluarPartia Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka festuar në orët e vona të mbrëmjes dje në sheshi ‘Skënderbeu’ së bashku me mbështetës pas daljes së rezultateve paraprake të votimit.Nga Prishtina, Kurti deklaroi se gjatë javëve në vijim do të mbajë takime me partitë e tjera politike. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit do të bashkëpunojë me secilën parti.“Natyrisht se gjatë javëve në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë e do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Referuar rezultateve paraprake, LVV ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 9 deputetë më pak se në dhjetorin e kaluar.

Forcë e dytë mbetet PDK me 21.23% të votave e rritur shumë lehtë në vota. LDK paraprakisht llogaritet se ka fituar 17.68 % të votave me një rritje prej gati 4%.

LDK, lista e së cilës u drejtua nga ish-Presidentja Vjosa Osmani, ka parë rritjen më të madhe nga partitë e opozitës. Ajo sipas DNV do të çojë në parlament 20 deputetë, 5 më shumë sesa legjislatura e fundit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur