Botërori 2026 Futboll Sport

Yjet gjermanë paguajnë tifozët/ Futbollistët e Kombëtares japin para për 600 përkrahës

Futbollistët e Gjermanisë kanë vendosur të ndihmojnë tifozët e tyre gjatë Kupës së Botës 2026, duke mbuluar shpenzimet e transportit për 600 përkrahës që do të ndjekin ndeshjen kundër Ekuadorit.

Kapiteni Joshua Kimmich dhe bashkëlojtarët e tij do të paguajnë kostot e udhëtimit me autobus dhe tren për tifozët gjermanë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “MetLife” në Nju Xhersi më 25 qershor.

Nisma vjen pasi çmimet e transportit publik në zonën e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit janë rritur ndjeshëm gjatë Botërorit. Sipas autoriteteve lokale, FIFA nuk ka pranuar të subvencionojë udhëtimet e tifozëve, duke bërë që kostot të bien mbi spektatorët.

Ky është një kontrast i madh me Botërorin e Rusisë në vitin 2018 dhe atë të Katarit në vitin 2022, ku transporti për tifozët ishte falas gjatë turneut.

Gjermania bën pjesë në Grupin E të Kupës së Botës 2026. “Teutonët” do ta nisin aventurën më 14 qershor ndaj Kurasaos në Hjuston, më pas do të përballen me Bregun e Fildishtë më 20 qershor, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojnë ndaj Ekuadorit më 25 qershor në Nju Xhersi.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së